
Parakalim në xhiron e fundit, Verstapen fantastik, piloti holandez parakalon Leklerk dhe fiton “garën sprint” në Imola (Video)
Piloti holandez i Red Bull, Maks Verstapen, fitoi sot pasdite “garën sprint” të zhvilluar në pistën italiane të Imola.
Kampioni i botës në Formula 1 arriti të triumfojë falë një parakalimi që i bëri kryesuesit të këtij botërori, Çarls Leklerk me Ferrari, dy xhiro nga fundi. Kjo ishte gara e parë sprint e këtij sezoni. Nga kjo “mini garë” Verstapen ka siguaruar 8 pikë në luftën për titullin kampion.
Monogasku i Ferrarit u rendit i dyti, ndërsa i treti u klasifikua Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull. I katërti doli Karlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndërkohë që pikë në këtë “garë sprint” marrin 8 pilotët e parë.
Zhgënjen sërish makina Mercedes, në vendet 11 dhe 14, respektivisht me Xhorxh Rasëll dhe Ljuis Hamilton, larg më të mirëve dhe jashtë zonës së pikëve. Të dielën do të zhvillohet gara “normale”, me 63 xhiro dhe pilotët do të renditen në start në bazë të klasifikimit në garën e sotme sprint.