Aktualitet26 Janar 2023, 14:07

Parakushtet e Beogradit për "shkëputje" nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti
Parakushtet e Beogradit për "shkëputje" nga Rusia

Parakushtet e Beogradit për "shkëputje" nga Rusia

Tani kur lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re zhvillimi, klerofashistët serb, gjykojnë se është momenti historik që në ripozicionimin gjeopolitik të Serbisë të fitojnë garancionet për markimin e fuqishëm të kufijve të “Botës serbe” në krijim. Asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013 është shtegu nga kalon kjo ide.

Shkruan Dr Sadri Ramabaja

Në hapësirën e ish Jugosllavisë sërish fryjnë erëra të rrepta të etnonacionalizmit serb. Serbia hegjemone ka oreks për zgjerim tutje.

Ajo që kishte arritur ta realizonte gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, konsiderojnë kokat klerofashiste që bëjnë pushtetin sot në Beograd, nuk është e mjaftueshme. Oreksi shtohet duke ngrënë.

Intelegjencia progresive sllovene dhe ajo kroate ishte ajo që I kishte pri me ide dhe qasje progresive politike, krijimit të federatës së popujve sllav të Europës Juglindore, që hyri në histori me emrin Jugosllavia. Fillimisht e ngritur mbi konceptin e kohës si Mbretëri serbo-kroato-sllovene, ndërkaq pas Luftës së Dytë Botërore, si bashkim edhe nga poshtë, duke u rreshtuar me botën e re në krijim, si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Ishte shpërthimi i Luftës së Ftohtë dhe përballja ideologjike mes dy superfuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore – SHBA-ve dhe BRSS-së, ajo që kishte trandur krerët e asaj federate jugosllave, që do të marrin vendimin historik për shkëputje nga ndikimi rus (1948), duke u pozicionuar si gjoja shtet neutral, por që de fakto I shërbente interesave të Perendimit si pykë për shembjen e të ashtuquajturit “Kamp socialist”. Jugosllavia qe shndërruar për dekada të tëra si model i të ashtuquajturit “socializëm real” që garantonte gjoja “vetqeverisjen e punëtorëve”! Si e tillë ajo kishte përfituar grante e investime marramendëse në ekonomi e në ushtri, pavarësisht se kjo e fundit (ushtria) do të mbetej e dominuar nga oficerët serb me orjentim prorus.

Sidoqoftë, ishte Traktati i miqësisë që qe nënshkruar në mes të RSFJ-së dhe USA-vë ((1950) ai që do ta mbante Jugosllavinë të lidhur me interesat perendimore deri në vitet kur kishin pushuar arsyet reale gjeopolitike pse ishte krijuar Jugosllavia dhe ishte në interesin gjerman shkërmoçja e saj (1991/99).

Lufta në Ukrainë dhe kthesa e pritshme e saj në këtë pranverë, e bën fare të mundshëm aktin e ripërtritjes së atij Traktati, tani mes SHBA-ve dhe Serbisë, duke i garantuar kësaj të fundit atë që i ishte garantuar Jugosllavisë atbotë, kur kishte kulmuar Lufta e Ftohtë.

Nëse popujt tjerë të ish Jugosllavisë e kishin përjetuar shembjen e Federatës Jugosllave si kobin më të madhë, klerofashistët serb me kohë kishin projektuar krijimin e Serbisë së Madhe mbi gërmadhat e Jugosllavisë. Ishin hartuar një varg projektesh që I ishin vënë në dispozicion Armatës Jugosllave (realisht serbe) që në qastin e duhur të vihet në veprim.

Përfundimi i luftës në Bosnjë përmes krijimit të Reapublikës Sërbska, që ishte pjesë organike e gjeopolitikës serbe për zgjerim në perendim që kur kishte shpërthyer Lufta e Lindjes (1875) dhe i projekteve që po hartoheshin në Francuska 7 (Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve), i kishte hapur siparin projektit të madhë – krijimit të Botës Serbe, shembëllim projektit të Botës Ruse që po zëvendësonte BRSS-në.

Ishte fundi i sehkullit të kaluar (1998/99), një qast historik tejet specifik, kur Serbia kishte lexuar gabimisht mesazhet e diplomacisë perendimore dhe kishte marshuar me gjithë arsenalin e ushtrisë drejt Kosovës, duke vënë në jeët projektin e famshëm të koduar me emrin “Patkoi”, përmes të cilit pretendonte t’i jipte fund spastrimit etnik të Kosoëvs nga elementi shqiptar, disi ngjashëm siç kishte bërë me Toplicën dhe Sanxhakun e Nishit në vitet 1877/78, e të garantonte krahun jugor të “Botës Serbe” në krijim.

Ky akt gjenocidial në zemrën e Europës, i përsëritur brenda pak vitesh nga ai i Bosnjës, nuk mund të tolerohej nga bota progresive perendimore. Përndryshe do të shembeshin para syve të popujve të demokracive leiberale vlerat dhe idealet mbi të cilat ishte ngritur BE-ja dhe bota e civilizuar perendimore. Në këtë situatë makabre në Kosovë që kishte krijuar me këtë akt vozhdi serb, sidomos pas masakrës në Prekaz e me theks asaj në Reçak që, falë aambasadorit amerikan U. Woker…ishte bërë publike, nëse nuk do të ndërhyhej ushtarakisht për t’i dhënë fund këtij projekti serb, po vihej në pikëpyetje edhe arsyeja e ekzistencës së NATOs. Fundja NATO si strukturë e produkt i bashkimit politiko-ushtarak, ishte krijuar për t’i shërbyer mbrojtjes së vlerave të civilizimit perendimor të proklamuara gjaët gjithë epokës së Luftës së Ftohtë.

Prandaj edhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë qe bazuar pikërisht në kapitullin e VII-të Kartësë së Kombeve të Bashkuara.

Por kapitullimi i Serbisë më 9 qershor nuk ishte edhe akti që do të tumirte shpërbërjen e Armatës Serbe që kishte kryer gjenocidin në Bosnjë e Kosovë. Ajo do të mbetej pothuajse e paprekur! Nëdrkaq riarmatimi i fuqishëm i saj nga Rusia, Turqi dhe Kina në këto vitet e fundit, sikur nuk I kishte bërë përshtypje diplomacisë perendimore. Prandaj pinjollët e Sheshelit dhe Milosheviqit – Aleksandar Vuçiq e Ivica Daçiq sot marrin guximin të parashtrojnë kushte para rirreshtimit të ri të Serbisë pro Perednimit! Ata sot për “shkëputje” nga Rusia kanë parashtruar dy parakushte: Asociacionin e Komunave me shumicë serbe [të tipit të Republikës Srbska] në Kosovë dhe rikthimin e Malit të Zi nën ndikimin e plotë të Serbisë.

Parakushti i parë është tumirë përmes këtij paragrafi të deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve në Beograd Kristofer Hill:

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE. Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”. [ 24 janar 2023]

Kjo deklaratë de fakto i paraprinë procesit të ri të negociatave me Serbinë.

Duket qartë se viti 2022 ka shenuar fundin e procesit të dialogut që kishte flluar në vitin 2011. Ndërkaq procesi i ri i diplomacisë perendimore, i kornizuar brenda dhjetë pikave të panegociushme që përmabnë ai, e që shenjojnë një stad të ri të negociimit.

Për dallim nga negociatat pararendëse, këto në të cilat po hyjmë kanë të bëjnë me dialog mes të dy palëve, respektivisht subjekteve juridike të barabarta. Këtë fakt duket se e ka të qartë tashmë Beogradi.

Kjo kornizë e re e dialogut që po e imponon Peredimi, nulifikon në masë të ndjeshme Pakon e Ahtisarit dhe e bën të domosdoshëm rishikimin e Kushtetutës së Republikës. Ky fakt e bën të domosdoshëm impenjimin e botës akademike dhe krijimin e parakushteve për përballje në tavolinën e negociatave. Obligimi që rezulton nga korniza e këtij dialogu për palën kosovare është vendosja e një forme të vetëqeverisjes serbe në Kosovë.

Zgjidhjet duhet kërkuar jo tek modeli i Kishës Serbe në Malin e Zi, por tek modelet funksionale që kanë institucionet fetare gjithandej në BE. Ndërkaq për çështjen e dytë kruciale që imponon kjo kornizë për dialog, e që ndërlidhet me fuqinë politike e pushtetore që do të duhej ta gëzonite minoriteti serb në Kosovë. Natyrisht, model europian duhet kërkuar edhe për pozitën e minoritetit serb, qoftë edhe duke riparë ato kompetenca që garanton Pakoja e Ahtisarit për vetadministrimin lokal, me theks në lëmin e arsimit dhe shëndetësisë.

Në përplasjen gjeopolitike për Europën Juglindore (me theks të veçantë ish hapësirën e Jugosllavisë dhe Shqipërinë), pas luftës në Ukrainë, janë rikthyer fuqishëm edhe SHBA-të.

Në këtë rikthim energjik, sinjifikativ është pozicionimi i ambasadorit Kristofer Hill në Beograd.

Natyrisht ky fakt është pozitiv në përballjen me ndikimin e Rusisë dhe atë në rritje të Turqisë. Administrata shtetërore amerikane, megjithatë, për fat të keq, ndërkohë dominohet nga diplomatë që kanë kultivuar miqësinë tradicionale me Beogradin që nga zanafilla e Luftës së Ftohtë.

Këtyre qarqeve duket se as plani Frëngo-Gjerman, që përvijon një lloj paqe të ndërmjetme, nuk ju konvenon. Prandaj ambasadori Hill dhe jo vetëm ai, mbështet kaq fuqishëm kërkesat serbe për krijimin fillimisht të Asociacionit, madje pa zënë në gojë njohjen e ndërsjelltë. Me këtë akt i jipet mundësia reale Serbisë për thellimin e kërkesave në fazën pasuese, që defakto e federalizon Kosoëvn, si uverturë e aktit final – aneksimit të veriut. Këtë mundësi ia garanton Serbisë paragrafi I mëposhtëm i tekstit të preambulës së Marrëvshjes Themelore në falë që potencon taksativisht se

“ palët pajtohen me këtë marrëveshje duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar qëndrimet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, përfshirë edhe çështjen e statusit”.

Sipas njohësve të të drejtës ndërkombëtare kjo dispozitë ruan qëndrimin e Serbisë se Kosova nuk përfaqëson shtet të pavarur. Sidoqoftë nëse teksti i këtij propozimi përfshi preambulën dhe dhjetë pikët e tij, që pritet të shndërrohet në marrëveshje, analizohet në rrafshin politik, atëherë gjithësesi se pranimi i tij si Marrëveshje Themelore, është një hap drejt konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

Prandaj këto ditë po ushtrohet luftë e përqëndruar speciale kundër qeverisë së Kosovës edhe në raport me pranimin e planit frëngo-gjerman an bllok.

Nuk është e rastit që presidenti i entitetit të Republika Srpska, Milorad Dodik, shprehet kaq hapur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë një ditë do të jetë një Republika Sërpska e re.

“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë Republika Sërpska. E mendoj këtë në kuptimin thelbësor. Do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Sërpska. Marrëdhënie speciale me Serbinë siç ka Republika Sërpska” është shprehur ai për portalin “Klix.ba”, raporton KOHA.

Veriu si pozicion gjeostrategjik i duhet Serbisë në betejën për rikthimin e Malit të Zi nën flamurin e një konfederate të re dhe dalje në det. Rikthimi i Malit të Zi, si parakusht i dytë i Serbisë për “shkëputje” nga Rusia, është pjesë e strategjisë së re serbe për kompenzim nga humbja e Kosovës, meqë Republikën Srbska në Bosnjë e konsiderojnë tashmë si pjesë të “Botës Serbe” në krijim.

Në këto rrethana të krijuara tashmë, vetëm një betejë shtetërore e koordinuar me lobim të fuqishëm në Uashington, jo vtëm brenda qarqeve diplomatike dhe të administratës, por mbi të gjitha me studjuesit e raporteve Perendim : Lindje dhe strategët ushtarak me ndikim në qarqet diplomatike e politike, ka gjasa t’na nxjerrë nga skenari i federalizimit të Kosovës, qipriotizimit të saj, respektivisht shmangies së një lufte të re me Serbinë në një fazë kur asaj do t’i jipej sinjali për nisjen e trupave ushtarake drejt veriut.

Perendimi që tani duhet të fillojë përshpejtimin e procesit për ndryshimin rrënjsor të sjelljes së Serbisë ndaj fqinjëve të saj. Vetëm atëherë mund të flitet për një të ardhme demokratike të rajonit. Kjo mund dhe duhet të bëhet duke i demonstruar Vuçiqit unanimitetin e Perendimit rreth të ardhmes së Europs Juglindore dhe duke ia bërë të qartë Beogradit se çfardo agresioni i mundshëm ushtarak në Kosovë është marrëzi e lloit të vet dhe si e tillë do të mirrte përgjegjen e merituar.

Ndërkohë lufta në Ukrainë po rrëshqet me shpejtësi drejt një përshkallëzimi të plotë, për çka të dyja palët – si Ukraina (e mbështetur fuqishëm nga Perendimi) ashtu edhe Rusia – po përgatiten në mënyrë aktive. Pranvera e sivjetme duket do të jetë edhe më e përgjakshme ngasa ishte ajo e vitit 2022. Prandaj mund të thohet se Kutia e Pandorës po hapet tërësisht përderisa sot [më 25 janar] u morën vendime decidive për mbështetje të Ukrainës me armët që ajo ka nevoj urgjente, para së gjithash me tankun amerikan Abrams dhe atë gjerman Leprd 2.

Në këtë momentum politik të ri diplomacia perendimore, duke i dhënë përgjegjen meritore vozhdit serb në raport me parakushtet në fjalë, i jep fund shestimeve revanshiste dhe ekspansionit serb. Ndërkaq përpjekja këmbëngulëse e Serbisë për ballkanizimin e Kosovës konformë proekteit të Çubrilloviqit që parashihte krijimin e “pykave sllave” në zonat strategjike të Kosovës, i kthehen si bumerang vetë Serbisë. Vetëm atëherë do të mund të mendohej për një transformim të Serbisë nga një diktaturë autoritariste në një Republikë federale, ku pozita e Sanxhakut dhe Vojvodinës, tok me atë të Luginës së Preshevës [Preshevë, Bujanoc e Medokë], do të gëzonin statusin e autonomive reale politike e territoriale.

Prandaj mund të thuhet se koha për një transformim politik real të Serbisë po vjen./Pamfleti

Forum #Parakushtet e Beogradit për "shkëputje" nga Rusia