Politike30 Mars 2019, 21:50

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: SHBA-BE do ç’rrënjosin korrupsionin 100-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: SHBA-BE do

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: SHBA-BE do ç'rrënjosin korrupsionin 100-vjeçar!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo javë” të drejtuar nga Nisida Tufa në “News 24” tha se pret që ndërkombëtarët do të bëjnë reformën në drejtësi. Ngjela u shpreh se Shqipëria ka 100 vjet korrupsion, ndërsa shtoi se beson se ndërkombëtarët do të bëjnë drejtësi.

“Ndërkombëtarët do të bëjnë drejtësi. Këtu ka 100 vjet korrupsion e ky korruptim do të ç’rrënjoset. Situata është në favor të reformës në drejtësi. Edi Rama nuk ka asgjë në dorë. Reforma nuk do të ndalohet, ua garantoj unë. Ndërkombëtarët kanë thënë se reforma nuk ka për t’u ndalur”, tha Ngjela.

Në lidhje me djegien e mandateve të opozitës, Ngjela nënvizoi se ata kanë djegur veten.

“Ata nuk kanë djegur shqiptarët, por veten. Shqiptarët duan përfaqësim. Ata nuk duan të rrinë rrugëve. Këta, çfarë do të bëjnë? Opozita asgjë nuk ka bërë dhe nuk ka për t’u bërë”, tha ai.

Avokat Spartak Ngjela u shpreh se opozita nuk është 1 milionë, por proteston vetëm me anëtarësim. Ngjela thekson se ata kanë ikur për hallin e tyre e ata do të ikin në gjykatë, në gjykatë speciale. “Opozita ka ikur nga parlamenti për hallin e vet. Do të bëhet një qeveri teknike dhe politikanët do të gjykohen nga Gjykata Speciale”, u shpreh Ngjela.

Politike Kriza politike spartak Ngjela