Aktualitet18 Shtator 2018, 11:13

Paralajmërimi i kobshëm: Do ketë luftë, nëse ndryshohen kufijtë Kosovë-Serbi!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i kobshëm: Do ketë luftë, nëse ndryshohen

Një paralajmërim i frikshëm ka ardhur lidhur me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. ‘The Economist’ i ka kushtuar një artikull kësja çështjeje tepër të nxehtë, duke dhënë alarmin se ndryshimi i kufijve do të sillte një luftë të re.

“Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet 1990, shtetet pasardhësve të tyre dolën brenda kufijve ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia riorganizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, kjo do të ishte një ndryshim i madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin.

Kjo do të thoshte, për shembull, që lideri serb i Bosnjës mund të ngrinte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të Jugosllavisë tashmë ishin shkelur dhe kështu Bosnja mund të ndahet. Kjo do të rrezikonte një luftë të re”, shkruan prestigjiozja “The Economist”.

Uncategorized kufiri Kosovë-Serbi The Economist