Politike14 Shtator 2018, 08:38

Paralajmërohet ‘furtunë’ në qeveri! Rama ua thotë prerë të gjithë ministrave: Nuk jam i kënaqur me asnjërin

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërohet ‘furtunë’ në qeveri! Rama ua

Paralajmërohet 'furtunë' në qeveri! Rama ua thotë prerë të gjithë ministrave: Nuk jam i kënaqur me asnjërin, duke filluar nga Xhafaj!

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjet kriminale në vend dhe si po e bën punën e tij ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet vendi.

Rama u pyet nga gazetarja Eni Vasili nëse ishte i kënaqur me punën e Xhafajt, teksa krimi ka marrë pushtetin dhe po bën kërdinë në vend. Rama tha prerë se nuk është i kënaqur me punën e asnjërit prej ministrave, duke lënë të kuptuar se edhe mund ta zëvendësojë.

A jeni i kënaqur me punën e Xhafës:

Nuk jam i kënaqur me punën e asnjërit, duke filluar që nga vetja ime. S’jam  i kënaqur me askënd. Unë nuk kënaqem asnjëherë…

Do bëni ndryshime në qeveri?

Kjo është për ne, për publikun është me rëndësi ekonomia…

Politike Edi Rama Fatmir Xhafaj krimi