Bota20 Qershor 2022, 22:15

Paralajmëron filantropi rus: Vladimir Putin do të nisë një luftë me NATO-n nëse pushtimi i Ukrainës mbyllet me sukses

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron filantropi rus: Vladimir Putin do të nisë një

Mikhail Khodorkovsky, një disident i njohur rus që dikur thuhej se ishte njeriu më i pasur i Rusisë, është shprehur se “problemet e brendshme” mund ta detyronin Putinin të nisë një konfrontim ushtarak me perëndimin.

Biznesmeni i kthyer në filantrop, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2015 e ka krijuar pasurinë e tij në vitet 1990 përmes tregtisë së monedhave, sipas Vanity Fair, dhe gjithashtu drejtonte kompaninë e naftës Yukos.

Ai ka qenë një kritik i hapur i Presidentit Putin që kur ai mori pushtetin. Në vitin 2003, ai u burgos për akuza për evazion fiskal dhe mashtrim dhe kaloi dhjetë vjet në burg, por u fal pak para Lojërave Olimpike Dimërore në 2014.

Në një intervistë me “Financial Times”, ai tha se kërcënimi i një përshkallëzimi nga konflikti me perëndimin ishte serioz nëse zoti Putin arrinte qëllimin e tij për të kapur rajonin e Donbasit.

“Nëse nuk arrijmë të përballemi me këtë murtajë në Ukrainë, do të na duhet ta përballojmë atë në territore të tjera”, tha ai për gazetën.

Ai është shprehur se nëse Putin do të fitojë luftën në Ukrainë problemet e brendshme do ta detyrojnë të nisë luftë me NATO-n.

“Me siguri, Putini do të humbasë përfundimisht. Nëse ai fiton tani në Ukrainë, për shkak të problemeve të brendshme, do të nisë një luftë me NATO-n. Dhe ai përfundimisht do ta humbasë atë luftë”, shtoi ai.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u kërkoi liderëve perëndimorë të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, pavarësisht kostove të larta ekonomike të një konflikti të zgjatur.

Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës, Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, tha Stoltenberg.

Bota filantropi Putin rus