Aktualitet11 Janar 2023, 18:37

Paralajmëron Nikoll Lesi: SPAK nuk do mjaftohet me Mediun, ai është “peshk i vogël” krahasuar me ata që do goditen në ditët në vijim

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Nikoll Lesi: SPAK nuk do mjaftohet me Mediun, ai

Gazetari Nikoll Lesi ka paralajmëruar se SPAK nuk do të mjaftohet vetëm me Fatmir Mediun sa i takon goditjeve në nivele të larta.

Sipas tij, do të ketë disa arrestime të bujshme, përfshirë dhe zyrtarë të mazhorancës.

Burime të rezervuara nga drejtësia tregojnë se pas marrjes të pandehur te ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, SPAK-u do ta zgjerojë edhe me shumë rrethin e të pandehurve.

Mësohet se Mediu do të jetë “peshk i vogël” në krahasim me ato që do merren të pandehur. Në SPAK janë edhe disa dosje për drejtues të opozitës.

SPAK-u e ka nisur me opozitën këtë vit, por burimet në fjalë thonë se një anëtar qeverie dhe një drejtues i lartë në administratën shtetërore janë nën hetim, ku fjala finale do të jetë arrestimi.

Themelet e betonta të SPAK-ut u krijuan nga Arben Kraja, kurse me Altin Dumanin do të kemi mure të larta për ata që do të arrestohen nga pjesa VIP e politikës”, shkruan ai në gazetën e vet.

Aktualitet Arrestime Lesi mediu