Bota 1 Shtator 2022, 18:21

Paralajmëron Papa Françesku: Jemi në fillimet e Luftës së Tretë Botërore

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Papa Françesku: Jemi në fillimet e Luftës

Papa Françesku ka deklaruar se njerëzimi po përjeton shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Në fjalimin e tij drejtuar pelegrinëve polakfolës, në fund të audiencës së tij javore në Vatikan, Papa paralajmëroi se situata po shkon drejt një agravimi global.

Ai tha: “Nesër do të kujtoni përvjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila solli aq shumë dhimbje për kombin polak. Por sot po përjetojmë të tretën. Kujtimi i përvojave të kaluara ju nxit të kultivoni paqen në veten tuaj, në familje dhe në jetën shoqërore dhe ndërkombëtare“.

Në prill, Françesku tha se njerëzimi po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore sikur të ishte ‘e pashmangshme’ dhe ai ka paralajmëruar shpesh për një konflikt të afërt global.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Vatikani ka nisur një fushatë për të mbrojtur Françeskun nga akuzat se ai nuk e ka kritikuar mjaftueshëm Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kisha tha se papa e sheh qartë luftën e nisur nga Moska si “të pakuptimtë, të neveritshme dhe sakrilegjioze”. Javën e kaluar, Ukraina thirri kryediplomatin papal për t’u ankuar për komentet e fundit të Françeskut.

Në fjalët e tij, Françesku tha gjithashtu se jetimët në Ukrainë dhe Rusi ishin ndër “të pafajshmit” e viktimizuar nga “çmenduria e luftës”. /Daily Mail

Bota Lufta Papa