Sport28 Maj 2022, 20:46

“Paralizohet” trafiku në Francë, autobusi i Liverpulit shkon me vonesë në ‘Stade De France’

Shkruar nga Pamfleti
“Paralizohet” trafiku në Francë, autobusi i Liverpulit

“Paralizohet” trafiku në Francë, autobusi i Liverpulit shkon me vonesë në ‘Stade De France’

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit në Paris. Skuadra e Jurgen Klop ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”. 

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së kuqe që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës. 

Ndërsa Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet televizive tregonin ende autobusin e Liverpulit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadiumin në lagjen e “Saint Denis”.  

Fans and Liverpool team bus caught up in 'chaos' outside Stade de France before Champions League final

Latest reports from the ground ? https://t.co/SJVR06CiNw

— Liverpool FC News (@LivEchoLFC) May 28, 2022

Sport autobusi i Liverpulit finalja e Champions League