Aktualitet 5 Shkurt 2022, 16:06

Parandalohet krimi në familje/ Kanosi me armë gjahu dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Parandalohet krimi në familje/ Kanosi me armë gjahu dhe dhunoi

Parandalohet krimi në familje/ Kanosi me armë gjahu dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosuar me armë gjahu bashkëshorten.

Sakaq, mësohet se 32-vjeçarja me inicialet B.K., ka telefonuar policinë duke thënë se bashkëshorti ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Blutë e Shkodrës kanë bërë tëë mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristian Kasneci, 35 vjeç. Sakaq, policia ka sekuestruar armën e gjahut me fishekë në fole, si dhe një sasi fishekësh.

Njoftimi i Policisë
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti familjar. Kanosi me armë gjahu bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 35-vjeçari. Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Aktualitet arme Familje krim Shkodër