Aktualitet 7 Gusht 2019, 09:20

Parandalohet tragjedia në familje! Dhunoi dhe kanosi me armë babanë, arrestohet 43-vjeçari në Mirditë

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet tragjedia në familje! Dhunoi dhe kanosi me armë babanë, arrestohet 43-vjeçari në Mirditë

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një krim në tentativë në një familje në qytetin veroir të Mirditës. Djali i familjes ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait e tij duke e kanosur me armë zjarri. Ai ëshhtë arrestuar në flagrancë nga Policia.

Gjatë kontrollit policor i janë sekuestruar armë dhe municione.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.),  43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

codramol
smile

Aktualitet arrestohet 43-vjeçari në Mirditë Parandalohet tragjedia në familje! Dhunoi dhe kanosi me armë babanë