Kronike30 Prill 2018, 07:53

Parandalohet vrasja në Elbasan, autori ia mbath nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Parandalohet vrasja në Elbasan, autori ia mbath nga policia

Parandlaohet vrasja në Elbasan, autori ia mbath nga policia

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të këtij qyteti, ku dy të rinj janë konfliktuar mes tyre.

“Grupi hetimor ka konstatuar se shtetasi E.S., 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.H, 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” sqaron policia.

Shtetasi E.S., që dyshohet se kishte dhe armën e zjarrit tip Pistoletë,  sapo ka parë policinë është larguar me shpejtësi.

Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe  për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve të zjarrit”,  parashikuar nga nenet  90, 84 dhe 278 të Kodit Pen.

Kronike