Sport20 Dhjetor 2022, 17:16

Paraqitje për t’u harruar në Botërorin e Katarit, Kristiano Ronaldo pjesë e formacionit të “dështakëve”

Shkruar nga Pamfleti
Paraqitje për t’u harruar në Botërorin e Katarit, Kristiano

Paraqitje për t’u harruar në Botërorin e Katarit, Kristiano Ronaldo pjesë e formacionit të “dështakëve”

Kristiano Ronaldo pati një përvojë për t’u harruar në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ndoshta do të jetë edhe i fundit për të në karrierë, duke iu referuar moshës, pasi më 5 shkurt të vitit 2023, ai mbush 38-vjeç.

CR7 nuk tregoi asgjë në eventin botëror që përfundoi të dielën me triumfin e Argjentinës, ndërsa Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku, shkruan “Gazeta Express”. 37-vjeçari pati një dhimbje të dyfishtë, pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Mesi u shpall kampion dhe ‘Lojtari më i mirë’ i Kupës së Botës, duke shënuar edhe 7 gola dhe 3 asiste.

Për shkak të performacës së tij të errët, ylli portugez u përfshi në formacionin më të dobët, apo të ‘dështakëve’ të turneut, të zgjedhur nga “Sofascore”.

Ja dhe formacioni i ‘dështakëve’: Mendi (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Berezinski (Poloni); Leki (Australi), Huang (Kore e Jugut), Irvin (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) dhe Martinez (Argjentinë).

Sport formacioni i "dështakëve" Kristiano Ronaldo sulmueis i Portugalisë