Territori Shqiptar në orë e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por parashikohet që gjatë paradites dhe mbrëmjes gradualisht vranësirat të shtohen në vend, ku më të theksuara do të jenë në ultësirën perëndimore duke krijuar mundësinë për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur nga 3 gradë C deri në 21 gradë C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi65 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.