Politike15 Shtator 2022, 14:28

Paratë e Rusisë “trazuan” politikën shqiptare, Spartak Ngjela: E kam parë vetë, në çadrën e PD ka patur rusë!

Shkruar nga Pamfleti
Paratë e Rusisë “trazuan” politikën shqiptare,

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar raportin amerikan për investimet ruse në Partinë Demokratike në kohën kur kryetar ka qenë Lulzim Basha.

Ngjela ka sjellë në vëmendje ‘çadrën’ e PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku tha se pjesë e saj kanë qenë dhe shtetas rusë për të vëzhguar situatën.

“E kam parë vetë që në çadër ka patur rusë. Mbasi kanë parë që këta do të kenë fluks antiPD dhe kanë ngritur një çadër që do të krijojë destabilizim, e kanë ndihmuar sepse është konflikt amerikano-rus anti Shqipërisë. Anëtarët e PD edhe mund të mos kenë qenë në dijeni për këto investime”- tha Ngjela për Breaking.

Kujtojmë se lidhur me këto investime të huaja të dyshuara të bëra nga rusët nga Partinë Demokratike ka reaguar edhe ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe nga deputetë të PD.

Në reagimin e tij, Basha e ka kundërshtuar kategorikisht këtë lajm, kurse mbështetësit e Sali Berishë janë treguar të gatshëm që të hapen hetimet.

Berisha lidhur me raportin e inteligjencës amerikane mbi financimet ruse të PD-së përpara zgjedhjeve të vitit 2017, tha dje: “Ju lexuat sot besoj, se në çfarë labirintesh ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafias. Dhe ai, bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë, por se si të kapte peng opozitën, sepse me një opozitë të marrë peng, ai vazhdonte pafundësisht”.

Politike financimet ruse spartak Ngjela