Kulture 6 Janar 2023, 16:56

Parku i Butrintit në Kushtetuese, Auron Tare: Projekt jashtëzakonisht i dëmshëm për interesin publik

Shkruar nga Pamfleti
Parku i Butrintit në Kushtetuese, Auron Tare: Projekt jashtëzakonisht

Studiuesi Auron Tare vijon të këmbëngulë se projekti për Parkun e Butrintit është tërësisht i gabuar.

Qeveria do ja japë atë privatit, por PD e ka dërguar në Kushtetuese draftin. Gjykata vendosi ta kalojë në seancë plenare dhe mbetet të shihet si do të jetë vendimi.

Mbi këtë çështje ka folur Tare, i cili ka ironizuar deputetët. Sipas tij, ata nuk e kanë ditur fare për çfarë kanë firmosur.

Nuk është një lajm politik, problemi është ngritur më shumë nga njerëz të arkeologjisë si dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa. Do doja që debati për Butrintin të mos jetë politik. Ky është lajm shumë i mirë. Fakti që gjykata ka pranuar padinë, tregon se aty ka diçka për të hetuar.

Ata që kanë firmosur kanë bërë një veprim që nuk e kanë lexuar se çfarë po bëjnë, dhe nuk kanë kuptuar thelbin, dhe nuk kanë kuptuar marrëveshjen, e cila bie ndesh e kushtetutën dhe konventën e Parisit, e cila thekson se vetëm shtetet palë kujdesen dhe vazhdojnë për brezat e ardhshëm administrimin dhe mbrojtjen e qendrave me interes si Butrinti.

Marrëveshja ka nene jashtëzakonisht të dëmshme për interesin publik”, tha ai në një studio televizive.

Kulture Auron Tare Butrinti kushtetuese