Politike24 Mars 2022, 11:31

Parlamenti diskuton rritjen e çmimeve/ Basha, Berisha dhe Rama nuk e vënë “ujin në zjarr”

Shkruar nga Pamfleti
Parlamenti diskuton rritjen e çmimeve/ Basha, Berisha dhe Rama nuk e

E gjithë dita e sotme, është e ngjeshur për politikën dhe parlamentin shqiptar. Aktualisht në seancën e sotme plenare po zhvillohet mocioni me debat për rritjen e çmimeve, dhe më pas në rendin e ditës është interpelanca e kërkuar nga grupi i Berishës.

Për Partinë Demokratike, seanca e sotme është ndryshe, kjo për shkak se Enkelejd Alibeaj ka shkuar në kuvend si kryetar i komanduar i partisë më të madhe në opozitë.

Nga ana tjetër, ish-kryetari, deputeti Lulzim Basha mungon në parlament, ashtu si në seancën e kaluar.

Në seancë deri tani akoma nuk ka mbërritur as lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.

Kryeministri Edi Rama mungon për shkak të pjesëmarrjes së samitit të NATO-s në Bruksel.

Duket se që të tre politikanët shqiptarë, nuk i shqetëson fenomeni që ka ngritur në protestë mijëra shqiptarë.

Politike Basha Berisha Rama