Sport25 Nëntor 2022, 18:51

Parlamenti Europian kritikon FIFA-n, akuza të rënda për korrupsion në Botërorin e Katarit

Shkruar nga Pamfleti
Parlamenti Europian kritikon FIFA-n, akuza të rënda për

Parlamenti Europian kritikon FIFA-n, akuza të rënda për korrupsion në Botërorin e Katarit

Parlamenti Europian ka zbritur në skenë për të thënë fjalën e tij rreth Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar. Sipas asaj që është mësuar, gjatë të enjtes është miratuar një rezolutë që i kërkon FIFA-s dhe shtetit të Katarit të kenë më shumë vëmendje për të drejtat e njeriut dhe të kompensojnë familjet e punëtorëve që kanë vuajtur gjatë ndërtimit të stadiumeve të këtij aktiviteti.

“Parlamentarët ndjejnë keqardhje për vdekjet e mijëra punëtorëve emigrantë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, të cilët ndihmuan vendin që të përgatitet për turneun, ashtu si edhe për ata që mbetën të lënduar”, shkruhej në deklaratën që doli nga Parlamenti Europian. Ai përshëndeste fondin e hapur për të kompensuar familjarët e tyre, por kujtonte se jo të gjitha familjet e personave që kishin humbur jetën, kishin akses në të. Parlamenti kërkoi përfshirjen e ”të gjithë atyre që u ndikuan që kur filloi çdo punë që kishte lidhje me Kupën e Botës, duke mbuluar edhe vdekjet e punëtorëve dhe abuzime të tjera me të drejtat e njeriut”.

Ligjvënësit ndërkohë iu kthyen edhe FIFA-s me akuza të ashpra, teksa theksuan se vuan nga “korrupsioni sistematik i rrënjosur thellë”. “Organizata ka dëmtuar seriozisht imazhin dhe integritetin e futbollit botëror”, shkruhej në rezolutën e Parlamentit Europian.

Sport Botërori i Katarit FIFA Parlamenti Europian