Aktualitet21 Qershor 2018, 20:32

Parlamenti Holandes vendosi për fatin e Shqipërisë, ‘JO’ hapjes së negociatave

Shkruar nga Pamfleti
Parlamenti Holandes vendosi për fatin e Shqipërisë,

Parlamenti Holandes vendosi për fatin e Shqipërisë, 'JO' hapjes së negociatave

E ndërsa Gjermania dha zyrtarisht ‘PO’-në për hapjen e negociatave, sonte pritet që të vendosë edhe Holanda. Prej orës 19:30 nis diskutimi i mocionit për vendimin për Shqipërinë në parlamentin holandez. Report Tv zbardh detaje nga mocioni dërguar parlamentit holandez. Deputetët shprehen ndër të tjera se Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. ‘Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet.

Nuk ka të dhëna të sakta për krimin e organizuar. Ka probleme me të dhënat e luftës ndaj korrupsionit. Rezoluta pritet të dërgohet në parlament për votim’ shprehen deputetët holandezë.

Ndërkohë që sipas mediave, Holanda me shumë mundësi nuk do të japë dritën jeshile për Shqipërinë për hapjen e negociatave në datë 28 qershor. “Holanda po bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruan një ndër gazetat kryesore holandeze ‘De Telegraf’, që citon prononcimet e ministrit të Jashtëm dhe disa politikanëve.

Sipas gazetës, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve i ka dërguar qeverisë mesazhin se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave. Problemi që shqetëson Holandën është krimi dhe korrupsioni. “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika” thotë ministri i Jashtëm Stef Blok, por sipas gazetës holandeze, qeveria ende nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për Shqipërinë.

Deputeti i CDA (Kristian Demokratëve) Van Helvert është i vetëdijshëm për ndikimin në rritje
të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por kjo sipas tij nuk është arsye pazar. Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet.

Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim” tha ai. Në Holandë vetëm progresistët e ‘D66’ janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne” tha deputeti Verhoeven i D66.

Aktualitet