Bota17 Maj 2022, 16:32

Parlamenti i Finlandës ndez dritën jeshile, miraton kërkesën për tu anëtarësuar në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Parlamenti i Finlandës ndez dritën jeshile, miraton kërkesën

Parlamenti i Finlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese votash propozimin për të aplikuar në aleancën e NATO-s.

Propozimi u miratua me 188 vota pro dhe 8 kundër.

Finlanda pritet të nënshkruajë një aplikim zyrtar dhe ta dorëzojë atë në selinë e NATO-s në ditët në vijim, së bashku me Suedinë

Kjo lëvizje vjen pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se presidenti finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministrja e Suedisë, Magdelena Andersson do të takohen me presidentin amerikan, Joe Biden të enjten, për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO.

Më herët gjatë ditës, Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde nënshkroi ofertën historike të Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

“Kjo është një gjë e madhe dhe serioze, sikurse ne mendojmë se është më e mira për Suedinë. Vlerësojmë se do të zgjasë deri në një vit procesi i integrimit”, shtoi ajo.

Bota #Finalnda NATO parlament