
Parlamenti i Serbisë nuk gjen qetësi. Ditën e djeshme pati përplasje fizike mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon planit të paqes me Kosovën, ndërkohë që sot ka nisur dita e dytë e diskutimeve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbajti një fjalim të shkurtër para deputetëve, duke thënë se nuk do t’i përgjigjet secilit individualisht, por kolektivisht.
Ai vuri në dukje se nuk është shantazhuar nga asgjë, ndërsa dje ka numëruar 24 gënjeshtra të thëna në parlament, duke shtuar se për këtë arsye politika e tij është e pathyeshme.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u ka kërkuar ligjvënësve në Beograd që të pranojnë lëvizjet diplomatike, duke paralajmëruar se kombi do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk e bëjnë këtë.
“A do të bëheshim një paria evropiane? Po, do të bëheshim. Të izoluar plotësisht, askush nuk do të fliste me ne. Ne nuk do të kishim akses në asnjë fond, ju nuk mund të funksiononi vetëm në botën moderne”, tha ai.