Dosja e zezë24 Qershor 2022, 08:26

Partia Demokratike, “Konservatore” apo parti “konservë” familjare, klanore e kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Partia Demokratike, “Konservatore” apo parti

Partia Demokratike, “Konservatore” apo parti “konservë” familjare, klanore e kriminale

Ashtu si para vitit 2013 publikisht dhe gjatë 8 viteve të Bashës pas kuintave, edhe sot flet e vendos vetëm Berisha, mbasi realisht nuk ka parti demokratike, por “bunker” kundër DASH; sepse për këtë qëllim u rikthye në krye të saj pas shpalljes “non grata”

Për të uzurpuar postin e kreut të PD, Sali Berisha deklaroi se po e bënte këtë sakrificë pas 8 vitesh largim, për të shpëtuar partinë e shitur nga Lulzim Basha.

Para dorëheqjes së Bashës, “non grata” deklaroi se rikthimi në krye të PD, ishtë mision i tij, për të shpëtuar shqiptarët nga pushteti mafioz, që Edi Rama ka krijuar me oligarkët e kriminelët.

Pas dorëheqjes së Bashës, marrjes së vendimit të vulës më 25 mars dhe vetë-zgjedhjes kryetar, Sali Berisha po deklaron, se u rikthye në krye për ta bërë PD-në “Parti Konsevatore”.

Por e vërteta e qëllimit të Sali Berishës, për sulmin dhe uzurpimin e PD-së pa vendim gjykate të formës së prerë, është kthimi i saj në bunker politik, dhe përdorja për t’u vetë- mbrojtur nga pasojat penale e ekonomike prej vendimit “non grata”.

Duke parë PD-në shqyer në 3-4 copa, për shkak të interesave të Saliut, po bëjmë disa pyetje:

– A po strukturon Sali Berisha, një “PD të re e Konservatore”; sipas cilit model e program dhe a ka potenciale të reja e mendësi europiane në këtë parti?

– A është më e hapur, më bashkuar dhe me e fortë PD-ja, 10 muaj Foltores, 3 muaj pas marrjes së vulës nga gjykata dhe 1 muaj pas vetë-shpalljes së Sali Berishës kryetar partie?

Përbërja e grupit të ri-themelimit, kryesisë, departamenteve, Këshillit Kombëtar dhe ata që i shkojnë prapa Sali Berishës, faktojnë se ish-kryetari “non grata” nuk po rithemelon “PD Konservatore”, por parti “konservë” familjare, klanore e  kriminale.

Këtë profil klanor të PD-së së re të “non grata” Sali Berishës, e tregon largimi nga Foltorja i shumë mbështetësve të njohur, të cilët ai i përdori banalisht kundër DASH e ambasadores Yuri Kim, dhe nuk i futi as anëtar në Këshillin Kombëtar, Kryesi, Sekretariate e Departamente.

Por futi në lojë, personazhet e dalë boje të PD-së, të cilët edhe Basha i përdori si klan personal, pastaj i hodhi në kosh jo me guximin e tij, por me urdhër të Berishës, sipas parimit: “Kur ambicja e shërbëtorëve përbën rrezik pushteti në parti, zëvendësoi me të rinj”.

Këtë parim, Sali Berisha e zbatoi dhe për krijimin e klanit të Foltores, të cilën e mbushi me mbetjet e klanit të Lulzim Bashës, dhe po i sposton një e nga një duke mos i zgjedhur, duke i lënë në hije e duke i futur në konflikt me njeri-tjetrin.

E tillë është edhe skema e vërsuljes së Evi Kokalarit me denigrime kundër Belind Këlliçit, kur plaku “non grata” e pa se Këlliçi filloi të krekosej në media, mes demokratësh e nëpër kafene, si “lider i ri i PD, si truri që orienton lëvizjet e Sali Berishës dhe si ri-themelues i partisë”.

Madje në takimet që bëri në SHBA me dy ish-kongresmenë republikanë e disa emigrantë shqiptarë, Këlliçi u deklaroi se Berisha do dorëhiqej dhe do ta linte pasardhës në krye të PD-së

Mirëpo Sali Berisha nuk mund t’ia dhurojë PD-në Belind Këllicit, sespe nuk i harxhoi kot 3 milionë Euro për Foltoren, për avokatin në Francë, për kuvende, referendume, për sulmin në SHQUP, fushatën elektorale të 6 marsit, për gjyqin e vulës dhe vetë-zgjedhjen kryetar.

Vërtetë që Foltorja me logon e PD, po serviret si parti e hapur e me parime konservatore, por në fakt është totalisht e mbyllur dhe hermetike, me struktura klanore, familjare e shumicë drejtuesish nga fiset dhe krushqitë “Sali- Liri”.

Ashtu si para vitit 2013 publikisht dhe gjatë 8 viteve të Bashës pas kuintave, edhe sot flet e vendos vetëm Berisha, mbasi realisht nuk ka parti demokratike, por “bunker” kundër DASH; sepse për këtë qëllim u rikthye në krye të saj pas shpalljes “non grata”./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #“Konservatore” #klanore e kriminale #parti “konservë” familjare Partia Demokratike