Bota19 Gusht 2022, 16:59

Partia e Gjukanoviçit kundër qeverisë: Abazoviç iu largua rrugës së BE-së!

Shkruar nga Pamfleti
Partia e Gjukanoviçit kundër qeverisë: Abazoviç iu

Partia e Gjukanoviçit kundër qeverisë: Abazoviç iu largua rrugës së BE-së!

Deputeti i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, Jevto Erakoviç i ka dalë kundër kryeministrit Dritan Abazoviç, duke kërkuar shkarkimin e qeverisë së tij, me argumentin se iu largua rrugës së BE-së.

Sipas Erakoviç, nuk ka pasur asnjëherë një qeveri të tillë në historinë e parlamentarizmit malazez

Pak a shumë performanca mund t’i atribuohet kryeministrit. Ai la rrugën kryesore për në Bashkimin Evropian që ishte përcaktuar dhe për të cilën ne i dhamë mbështetje. Na mashtroi ne, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Sekret, i fshehur, i paparalajmëruar. Ato ishin fjalët dominuese kur përshkruajmë punën e qeverisë”– deklaroi deputeti, raporton rtcg.

Erakoviç akuzoi qeverinë e Abazoviç se ka sjellë shkatërrim të sistemit të sigurisë, ekonomik, shëndetësor. Në kundërpërgjigje ndaj Erakoviç, Abazoviç ka vënë në dyshim qëllimet e partisë së Gjukanoviç.

“Për interesat e kujt? Ata që nuk duan të mirën për këtë vend apo për qytetarët e tij”- tha Abazoviç.

Kujtojmë se, 36 deputetë kanë iniciuar kërkesën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze, ndërsa duhen votat e 41 parlamentarëve për largimin e Abazoviçit. 

Rajoni Dritan Abazoviç Jevto Erakoviç Mali i Zi Milo Gjukanoviç mocion mosbesimi Qeveri