Politike23 Shtator 2022, 16:18

Partia e Lirisë nën terrorin e dosjes për I.M, Tedi Blushi vijon me sulmet ndaj Autoritetit të Dosjeve: Janë superfëliqësira

Shkruar nga Pamfleti
Partia e Lirisë nën terrorin e dosjes për I.M, Tedi Blushi vijon

Partia e Lirisë nën terrorin e dosjes për I.M, Tedi Blushi vijon me sulmet ndaj Autoritetit të Dosjeve: Janë superfëliqësira

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirë, Tedi Blushi ka reaguar pas qëndrimit të Autoritetit të Dosjeve.

Tedi ashtu sikurse shefi i tij ka reaguar ashpër ndaj AIDSSH, duke i quajtur ato supërflliqësira, që mashtrojnë dhe falsifikojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Më tej Tedit të Metës i ka akuzuar ata si të korruptuar nga kryeministri Rama me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje

Sekretari i Partisë së Lirisë i ka paralajmëruar anëtarët e Autoritetit të Dosjeve se nuk do të shpëtojnë nga dënimi ligjor, dhe se koha e sigurimsave dhe patronazhistëve ka marrë fund.

Reagimi i Tedi Blushit.

Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre.

Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cënuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet.

Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M.

Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat”, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.

Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik.

Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor!

Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!

Politike tedi blushi