Politike28 Korrik 2022, 15:58

Partia e Lirisë si Rithemelimi i Berishës, si po tenton të ‘rilindë’ dyshja me 4 dosje në SPAK duke ricikluar partitë e korrupsionit dhe figurat si Vasili, Xhika e Petraq Milo

Shkruar nga Pamfleti
Partia e Lirisë si Rithemelimi i Berishës, si po tenton të

Në krye të Partisë Lirisë u vetëemërua, Ilir Meta, prej 30 vitesh pjesë e kupolës së politike dhe pushteti, me raport të dyshimtë me ish Sigurimin e Shtetit, ku krahas funksioneve politike, ka qenë ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër dhe President. Pas 3 dekadave në politikë, Meta pretendon se do të rikthejë demokracinë me Partinë e Lirisë.

Shkruan Adriatik Doçi    

Pas disfatës së fundit elektorale në zgjedhjet 25 prillit 2021, izolimit historik ndërkombëtar dhe hapjes së disa llogarive me drejtësisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta po ‘rilindin’ partitë e tyre, në përpjekje të për të shtrënguar radhët, për të mbajtur stafetën opozitare dhe ushtruar trysni politike ndaj SPAK. Në vjeshtën e vitit 2021, pasi Lulzim Basha e dëboi nga partia me kërkesën ultimative të SHBA-ve, Sali Berisha ndërmori lëvizjen e ashtuquajtur ‘Rithemelimi’, duke ricikluar të njëjtat figura dhe bashkëpunëtorë kur ishte në pushtet, protagonistë të aferave të larmishme korruptive.

Edhe pse Rithemelimi ishte një riciklim i grupit politike që shqiptarët rrëzuan me votë në 2013, Berisha arriti të rrëzonte Lulzim Bashën dhe të merrte nën kontroll partinë, ndonëse si përgjigje ndërkombëtare mori shpalljen non grata edhe nga Britania e Madhe.

Strategjia e Sali Berishës u ndoq edhe nga aleati i tij, Ilir Meta. Një ditë pas largimit nga Presidenca, Ilir Meta u rikthye në krye të LSI-së ku kishte vendosur Monika Kryemadhin për 5 vite. Meta ndryshoi emrin partisë, nga LSI në Partia e Lirisë, me shpresë për të fshirë imazhin e korrupsionit që përfaqëson LSI-ja në sytë e publikut.

Në krye të Partisë Lirisë u vetëemërua, Ilir Meta, prej 30 vitesh pjesë e kupolës së politike dhe pushteti, me raport të dyshimtë me ish Sigurimin e Shtetit, ku krahas funksioneve politike, ka qenë ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër dhe President. Pas 3 dekadave në politikë, Meta pretendon se do të rikthejë demokracinë me Partinë e Lirisë.

Pjesë e Komitetit Organizativ të partisë së re të Metës janë janë Agim Nesho 66 vjeç, Petrit Vasili që u bë deputet me 320 vota, ish ministri Edmond Haxhinasto, Dashamir Xhika i arrestuar për tenderat e rrugëve, ish anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo etj. Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kujtojmë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë 4 dosje të hapura në SPAK dhe në shtator të këtij viti nuk përjashtohet mundësia që të merren të pandehur.

SPAK ka hapur dosjen e aferës së privatizimit të ish Klubit Partizani, ndërsa ka regjistruar disa procedime penale për Ilir Metën për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj.

Politike Berisha Meta