Sport22 Shtator 2019, 11:12

Partizani barazon ndaj Bylisit, Lerda merr ultimatum nga klubi

Shkruar nga Pamfleti
Partizani barazon ndaj Bylisit, Lerda merr ultimatum nga klubi

Partizani nuk fitoi ndaj Bylisit në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet dy ekipeve në Selman Stërmasi. Ekipi ballshiot arriti të ndalte kampionët e Shqipërisë me rezultatin 1-1 duke u konfirmuar si mace e zezë për të mëdhatë, pasi fitoi me Kukësin e Skënderbeun dhe ndal “Demat e kuq” në transfertë.

Trajneri Franco Lerda është i kritikuari më i madh në radhët e kryeqytetasve. Ai nuk ka lënë gjurmë që në momentin që pasoi në stol teknikun Skënder Gega. Mori ekipin kampion, humbi në Europë duke mos kaluar asnjë tur, fitoi Superkupën, ndërsa në kampionat ka mposhtur vetëm Luftëtarin e Flamurtarin, duke humbur me Kukësin e Laçin dhe duke barazuar me Bylisin.

Stoli i tij është në rrezik dhe në momentin që futemi në javën derbi, Lerda luan gjithçka. “Demat” kanë një traditë të mirë në derbin e kryeqytetit dhe në rast se italiani nuk është në gjendje ta mbajë, me shumë mundësi do të largohet nga detyra!

Sport Franco Lerda Partizani