Partizani mbylli miqësoren e fundit në Slloveni ku po zhvillonte dhe fazën përgatitore përballë kampionëve vendas, Mariborit, e cila përfundoi në shifrat 1-1.
Goli i parë erdhi nga “Demat e Kuq”. Ëngjëll Hoti zhbllokoi sfidën në minutën e 34. Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të Partizanit.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Mariborin. Bërnic vendosi ekuilibrat, falë një goditje të bukur me të djathtën.
Ekipi i Dritan Mehmetit po përgatitet për turin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Takimi i parë ndaj Saburtalo Tbilisi do të luhet më 7 korrik, ndërsa sfida e kthimit një javë më pas.