Sport20 Gusht 2022, 21:40

Partizani e nis Superioren me fitore, të kuqtë përmbysin Egnatian dhe marrin 3 pikët e para

Shkruar nga Pamfleti
Partizani e nis Superioren me fitore, të kuqtë përmbysin Egnatian

Partizani e nis Superioren me fitore, të kuqtë përmbysin Egnatian dhe marrin 3 pikët e para

Partizani arriti një fitore me vuajtje ndaj Egnatias, teksa mposhti me përmbysje rrogozhinasit me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi me vrull, ku të kuqtë ishin më kërkues. Në minutën e 32 skuadra kryeqytetasae e pa veten në disavantazh. Menish gaboi në kthimin e topit mbrapa, Rexhepi nuk e shkelmoi dhe Camaj e pati të lehtë ta dërgonte në rrjetë.

Partizani rrit ritmin në pjesën e dytë dhe u shpërblye në minutën e 56. Aksion nga e majta e sulmit për ekipin e Kolelës. Hoti gjuajti e më pas topi u devijua me dorë nga Atanda. Gjyqtari iu drejtua VAR-it dhe pasi pa pamjet, bëri me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Hoti gjuajti saktë nga pika e bardhë dhe 1-1.

Të kuqtë morën zemër dhe vijuan aksionet deri në fund për golin e fitores. Për fat, erdhi në minutën e shtatë shtesë.

Sport Egnatia Kategoria Superiore Partizani