Sport15 Dhjetor 2022, 17:42

Partizani “hedh pas krahëve” zhgënjimin ndaj Erzenit, të kuqtë i dërgojnë ‘sms’ Tiranës, Kukësi në rënie të lirë

Shkruar nga Pamfleti
Partizani “hedh pas krahëve” zhgënjimin ndaj Erzenit,

Partizani “hedh pas krahëve” zhgënjimin ndaj Erzenit, të kuqtë i dërgojnë ‘sms’ Tiranës, Kukësi në rënie të lirë

Përfundon ndeshja e javës së 14 në Kategorinë Superiore. Partizani ka hedhur pas krahëve barazimin zhgënjyes ndaj Erzenit dhe është rikthyer te fitorja. Të kuqtë kanë mundur Kukësin me rezultatin 2-1, duke i zhytur veri-lindorët drejt Kategorisë së Parë.

Skuadra e drejtuar nga Kolela zhbllokoi shifrat në minutën e 25.Një goditje dënimi e Rrapajt u bllokua në mur, topi shkoi te Bitri, i cili lëshoi një gjuajtje spektakolare mbi portierin e Kukësit.

5 minuta më vonë, kryeqytetasit dyfishuan shifrat. Cara shkoi në fundore në krahun e majtë, pa Skukën që ndoqi në qendër dhe pasoi për numrin 9, i cili gjuajati topin dhe tundi rrjetën.

Në minutën e 69, Kukësi rihapi sfidën me golin e realizuar nga Basha në minutën e 69 nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet përkohësisht në krye me 26 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 8 me 12 pikë.

Sport Kategoria Superiore Kukësi Partizani