Sport17 Gusht 2019, 13:05

Partizani heq sulmuesin, rinovoi në qershor dhe u largua!

Shkruar nga Pamfleti
Partizani heq sulmuesin, rinovoi në qershor dhe u largua!

Partizani arriti të kthehet te titulli kampion pas plot 26 vitesh pritje dhe skuadra që e shpalli kampion, pritej të konfirmohej për këtë sezon por në fakt nuk ka ndodhur ashtu. Nga skuadra që u shpall kampion sezonin e fundit, ka pasur shumë largime këtë merkato si edhe ndryshime të shumta.

Së fundmi, është larguar edhe sulmuesi Emanuel Mensah i cili sezonin e kaluar ishte një nga më të rëndësishmit te të kuqtë. Sulmuesi nga Gana duket se e ka kërkuar vetë një largim të nga Partizani, pasi në njoftimin zyrtar të klubit, Partizani njofton se klubi e ka mirëkuptuar sulmuesin duke  ndërprerë aventurën pas një sezoni.

Klubi i Futbollit Partizani falënderon Emmanuel Mensah për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Sulmuesi nga Gana i cili ishte pjesë e suksesit të fitimit të titullit kampion, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë duke gjetur edhe mirëkuptimin me drejtuesit e klubit. Nëpërmjet kanalit zyrtar, sulmuesi 25 vjeçar falënderon klubin duke i uruar suksese në sezonin e ri, si dhe tifozerinë e Partizanit, e cila do të mbetet pjesë e paharruar në eksperiencën e tij 1 vjeçare duke u shpallur kampion i Shqipërisë.

Njëkohësisht klubi dëshiron të falënderoj Emmanuel Mensah, duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Sport Partizani