Sport26 Janar 2023, 18:01

Partizani pa busull, dy “ish” i japin leksione kryeqytetase ‘Demave’, Teuta i largohet fundit

Shkruar nga Pamfleti
Partizani pa busull, dy “ish” i japin leksione kryeqytetase

Partizani pa busull, dy “ish” i japin leksione kryeqytetase ‘Demave’, Teuta i largohet fundit

Përfundon ndeshja e javës së 18 të Abissnet Superiore. Partizani nuk ka marrë akoma fitoren e parë për vitin 2023. Të kuqtë janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 në kryeqytet nga Teuta.

Skuadra durrsake zhbllokoi shifrat në minutën e 40 me Herald Markun. Ish-sulmuesi i “Demave“ gjeti rrjetën pas një aksioni në krahun e djathtë. Ai shmangu njërin nga mbrojtësit dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin Alban Hoxha.

Në minutën e 63, “Djemtë e Detit“ dyfishuan shifrat. Telushi ndali në mënyrë të parregullt Grudën, duke bërë që arbitri kryesor i ndeshjes t’i drejtohet pikës së bardhë të penalltisë.

Ish-lojtari i të kuqve, Sherif Kallaku nuk gaboi nga 11-metrat duke mposhtur Alban Hoxhën.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 7 me 21 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e 2 me 30 pikë, duke i dhënë mundësinë Tiranës të “arratiset“ me 4 pikë më shumë në rast se bardheblutë mposhtin Erzenin në ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 19:00, në qytetin e Shijakut.

Sport Abissnet Superiore Partizani Teuta