Sport18 Qershor 2018, 13:31

Partizani prezanton Skënder Gegën, trajneri premton titull

Shkruar nga Pamfleti
Partizani prezanton Skënder Gegën, trajneri premton titull

Partizani prezanton Skënder Gegën, trajneri premton titull

Partizani prezantoi para pak minutash Skënder Gegën si trajner të ri. Ish-tekniku i Shpresave shprehur kënaqësinë e tij që është emëruar në krye të një skuadër legjendë dhe me kaq shumë mbështetës, teksa premtoi se Partizani i tij do të luftojë për titullin kampion dhe për të qenë një skuadër model në kampionatin shqiptar.

Së bashku me trajnerin Gega u shfaq në konferencë shtypi drejtori sportive Olsi Rama. Gjatë fjalës së tij, trajneri Gega, një ish-futbollist i Partizanit dhe ish-trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka theksuar:

“Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Partizani, me një mentalitet dhe projekt i ri. E kam pasur këtë fat dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Janë shumë gjëra që do t’i kapim në detaje, por duke punuar do të shohim hap pas hapi. Klubi ka disa probleme, pasi ka lojtarë që janë larguar. Nuk dua t’i bëj analizën të kaluarës, por dua të rri sa më gjatë, sepse kam lidhje me këtë fanellë.

Klubi ka histori të madhe dhe përgjegjësia është e madhe. Tashmë duhet të shohim përpara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një model në Shqipëri. Koha është e shkurtër dhe duhet të vrapojmë.

Do të mundohemi të afrojmë shumë lojtarë edhe nga akademia. Jo vetëm për aq kohë sa të jetë Gega, por edhe më vonë. E kam ndjekur Partizanin edhe më përpara. Mendoj se kemi nevojë për ndërhyrje në të gjithë repartet. Mendoj se çdo njeri në jetë e ka shansin e tij të parë dhe i dyti nuk dihet, nëse vjen ndonjëherë.

Për mua ky ishte shansi i parë. Partizani ka boshtin e tij dhe ka lojtarë me potenciale. Nuk duhet t’i shohim kundërshtarët si armiq. Dje jam prezantuar me ekipin, sot është stërvitja e parë dhe tani do të shohim për më të mirën. Çdo ekip sportiv duhet të ketë disiplinë.

Unë nuk kompromentohem si trajner dhe jam kërkues. Do të jem shumë i saktë për t’i dhënë secilit hakun. Do të mundohem të mos tolerojmë në fushën e lojës, pasi Shqipëria është e vogël dhe çdo gjë merret vesh. Bathën dhe Fejzullahun i kam afruar me meritë në Kombëtare. Kjo është e kaluara.

Nëse do të vinin këtu, atëherë do të ishin sërish në provë. Unë e di sesa i vuajnë këto rezultate tifozët. Besoj se do t’u rikthejmë shpresat për të kaluar aty ku e meritojnë”, tha Gega. /Pamfleti Sport

Sport