Sport14 Nëntor 2022, 18:55

Partizani rikthehet te fitorja, të kuqtë mundin Bylisin dhe i bashkohen Tiranës në krye të renditjes

Shkruar nga Pamfleti
Partizani rikthehet te fitorja, të kuqtë mundin Bylisin dhe i

Partizani ka triumfuar ndaj Bylisit në ndeshjen e sotme me rezultatin 2-1, duke e inauguruar me fitore shtëpinë e re, stadiumin e ndërtuar në kompleksin e të kuqve ku tani e tutje do të luajnë ndeshjet e tyre si pritës.

Kjo fitore ishte tepër e rëndësishme për të kuqtë pasi i ngjet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me kryesuesit e Tiranës.

Shifrat u zhbllokuan që në pjesë të parë, pasi partizanit ju akordua një penallti e cila u kthye në gol nga Skuka në minutën e 17-të. 45 minutëshi i parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, Skuka dyfishoi shifrat me një supergol të shënuar në minutën e 63, duke i dhënë kështu sigurinë Partizanit, por në momentin kur dukej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes një gol i Rodrigos për Bylisin në  minutën e 80-të futi drithërimat në stadiumin e të kuqve.

Por pavarësisht përpjekjeve të Ballshiotëve për të barazuar shifrat ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 me të kuqtë që ia dolën të administronin minutat e fundit pa shumë rreziqe dhe morën tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, por edhe për t’i dhënë fund serisë prej tre ndeshjeve pa fitore që i kishin hequr përkohësisht kreun.

Sport #Bylisin #Mund Partizani