Sport18 Qershor 2022, 19:18

Partizani tregon “dhëmbët” në Slloveni, triumf me përmbysje i të kuqve në miqësoren e parë

Shkruar nga Pamfleti
Partizani tregon “dhëmbët” në Slloveni, triumf me

Partizani tregon “dhëmbët” në Slloveni, triumf me përmbysje i të kuqve në miqësoren e parë

Partizani ka fituar ndeshjen e parë miqësore gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Slloveni. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti ka mundur me shifrat 2-1 ekipin e NS Mura. 

Të kuqtë u goditën nga një gol i shpejtë i vendasve që në startin e ndeshjes, pas një pasigurie në mbrojtje. Por me kalimin e minutave bënë një lojë më ofensive, duke u munduar që të gjenin hapësira sidomos me Skukën dhe Hotin. 

Ishin pikërisht këta dy lojtarë të cilët kthyen rezultatin e sfidës në pjesën e dytë. Fillimisht duke tundur rrjetën me një kundërsulm të qendërsulmuesit të të kuqve dhe më pas me një gjuajtje nga jashtë zonës të blerjes më të fundit të ekipit kryeqytetas. 

Miqësorja e radhës e Partizanit do të jetë më datë 22 qershor ndaj Jadran Dekani po të Sllovenisë. 

Sport Mura ndeshja miqësore Partizani