Sport21 Tetor 2022, 19:55

Partizani triumfon me “poker” dhe ruan kreun, Teuta e vogël para kryeqytetasve, Vllaznia i jep fund krizës dhe kalon me sukses Bylisin

Shkruar nga Pamfleti
Partizani triumfon me “poker” dhe ruan kreun, Teuta e vogël

Partizani triumfon me “poker” dhe ruan kreun, Teuta e vogël para kryeqytetasve, Vllaznia i jep fund krizës dhe kalon me sukses Bylisin

Përfundojnë dy ndeshjet që ngritën siparin e javës së 9 të Kategorisë Superiore. Partizani ka shkatërruar Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin e pastër 1-4. “Demat” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 2. Hoti lëvizi bukur dhe me një gjuajtje me të djathtën ndëshkoi Demën.

Në minutën e 16, durrsakët barazuan shifrat. Idrizaj dha një krosim për Grudën, me këtë të fundit që nuk gaboi para portës. 6 minuta më vonë, Partizani kaloi sërish në avantazh me Da Silvën me një gjuajtje me të djathtën nga distanca.

Në minutën e 34, skuadra e Kolelës trefishoi shifrat. Hoti mori një top mjaft të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën ndëshkoi sërish Deman. Në minutën e 75, Skuka vulosi përfundimisht sfidën me golin e katërt.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e 9 me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia rikthehet te fitorja, teksa ka mundur në “Loro Boriçi” Bylisin me rezultatin 2-1. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 39 me Herald Markun, i cili me një gjuajtje në kufijtë e zonës mposhti Teqjan.

Në minutën e 71, Jonuzi dyfishoi shifrat për Vllazninë me një gjuajtje të fortë nga distanca, pas të cilës topi i shpëtoi nga duart Teqjas dhe përfundon në rrjetë. 12 minuta më vonë, Bylisi shkurtoi diferencën por goli i Kaçorrit pati vlerën e statistikës.

Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e 3 me 14 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 6 me 11 pikë.

Sport Bylis Kategoria Superiore Partizani Teuta Vllaznia