Sport31 Mars 2022, 19:54

Partizani-Vllaznia mbyllet mes kaosit, shkodranëve u mohohet goli në fund, skuadra finaliste vendoset në “Loro Boriçi”

Shkruar nga Pamfleti
Partizani-Vllaznia mbyllet mes kaosit, shkodranëve u mohohet goli në

Partizani-Vllaznia mbyllet mes kaosit, shkodranëve u mohohet goli në fund, skuadra finaliste vendoset në “Loro Boriçi”

Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë përfundoi në barazim pa gola. Më shumë se gjysmëfinale u pa një ndeshje ku të dyja skuadrat kishin frikë të humbisnin, edhe pse të kuqtë bënë diçka më shumë për të shënuar në “Elbasan Arena”.

Në pjesën e parë ishte Partizani më insistues dhe iu afrua golit me Skukën apo Esat Malën pa arritur të shënonte kuadratin e portës. Vllaznia pretendoi për një penallti në fund të pjesës së parë, por që për arbitrin nuk kishte asgjë.

Fraksioni i dytë i ndeshjes pa shkodranët në rritje që tentuan me disa raste të pasakta, teksa në minutat e fundit të kuqtë mund të shënonin me Skukën dy here, por në njërin rast, topi përfundoi në shtyllë. Edhe Vllaznia kishte mundësi në minutat shtesë në një kundërsulm për të gjetur golin me Heriç, por që nuk e arriti pasi topi u devijua.

Pikërisht në shtesë plasi dhe “bomba”. Belica pretendoi për faull, gjyqtari shkoi ta shihte në VAR dhe i dha të verdhën Krymit për protesta. Në fund goli u anulua mes polemikave.

Sport Kupa e Shqipërisë Partizani Vllaznia