Bota25 Tetor 2018, 11:36

Pas 3-vitesh, lirohet gazetari japonez i mbajtur peng nga militantët islamikë

Shkruar nga Pamfleti
Pas 3-vitesh, lirohet gazetari japonez i mbajtur peng nga militantët

Pas 3-vitesh, lirohet gazetari japonez i mbajtur peng nga militantët islamikë

Ministri i Jashtëm japonez,  Taro Kono ka njoftuar  se është liruar një gazetar japonez i mbajtur peng nga militantët islamikë.

“Një gazetar japonez, i mbajtur peng nga militantët islamikë, pasi u kap në Siri tre vjet më parë, është liruar. Ai duket të jetë në shëndet të mirë, por stafi ynë do të kontrollojë gjendjen e tij dhe do ta dërgojë atë në Japoni sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklroi Ministri Kono.

Sipas diplomatëve japonezë në Turqi kanë konfirmuar se njeriu i liruar ishte Jumpei Yasuda, i cili raportohej se ishte kapur nga një degë e Al Kaedës pasi hyri në Siri, nga Turqia në vitin 2015.

“Emri im është Jumpei Yasuda, gazetar japonez. Unë jam mbajtur në Siri për 40 muaj, ndërsa tani jam në Turqi. Tani jam në gjendje të sigurt, ju faleminderit shumë”, ka thënë Yasuda.

Gjithashtu Kryeministri japonez, Shenzo Abe dhe Ministri Kono falënderuan Katarin dhe Turqinë për bashkëpunimin e tyre në lirimin e gazetarit.

Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë tha se asnjë shpërblim nuk ishte paguar për lirimin e Yasuda.

 

Bota Lirohet gazetari japonez ministri i Jashtëm Taro Kono