Aktualitet 7 Qershor 2022, 17:41

Pas 4 ditësh shuhet zjarri në Sazan, ndërhyrja e avionit grek normalizon situatën

Shkruar nga Pamfleti
Pas 4 ditësh shuhet zjarri në Sazan, ndërhyrja e avionit grek

Shuhet zjarri në ishullin e Sazanit. U desh ndërhyrja e avionit të sjellë nga Greqia për të normalizuar situatën pas 4 ditësh beteje me flakët.

Ka qenë Ministria e Mbrojtjes që ka informuar se zjarri është shuar. Në njoftim bëhet me dije se u angazhuan 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije, ndërsa mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri.

Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll,  ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës.

Aktualitet avionët Sazan Zjarr