Bota19 Gusht 2018, 19:44

Pas 8 vitesh krizë, Greqia del nga plani i ndihmës ekonomike

Shkruar nga Pamfleti
Pas 8 vitesh krizë, Greqia del nga plani i ndihmës ekonomike

Pas 8 vitesh krizë, Greqia del nga plani i ndihmës ekonomike

Nga e hëna, Greqia do të jetë plotësisht e çliruar nga plani i ndihmës ekonomike, që kreditorët ndërkombëtarë vunë në zbatim disa vite më parë për të shpëtuar vendin nga falimenti.

Por guvernatori i Bankës Qendrore Greke, Yanni Stournaras, thotë se vendi ka përpara një rrugë të gjatë deri në rimëkëmbjen e plotë të ekonomisë.

Stournaras thotë se ndërkohë që reformat e dhimbshme ekonomike u dhanë zgjidhje disa problemeve, të tjera si niveli i lartë i borxhit publik, kreditë e këqija, papunësia e lartë, rrjedhja e trurit apo burokracia vijojnë ta shqetësojnë vendin, shkruan gazeta Tema.

Për kreun e bankës qendrore greke, vendi nuk duhet të mbështetet te vendet e tjera në përfundim të programit të tretë të ndihmës financiare, pasi kjo do të reflektohej me rënien e besimit të tregjeve.

Çdo kthim mbrapa do të vendoste Greqinë përballë rreziqeve të mëdha, në një kohë kur Turqia dhe Italia po përballen me trazira financiare.

Athina lë përfundimisht programin e rimëkëmbjes ekonomike më 20 gusht. Pas ditës së hënë, ajo do të mbështetet te tregjet e obligacioneve për të rifinancuar borxhin e saj, pas një krize 9-vjeçare, që e tkurri ekonominë e vendit me 25% dhe e detyroi të implementonte reforma të dhimbshme.

“Nëse mbahemi pas asaj për të cilën kishim rënë dakord, tani ose në të ardhmen, tregjet do të na braktisin dhe ne nuk do të jemi në gjendje të rifinancojmë huatë e maturuara në kushtet e një borxhi të qëndrueshëm”, shprehet Stournaras.

Për shefin e bankës qendrore greke, për shkak të ndjeshmërisë së saj, ekonomia greke mund të jetë e para që ndien vështirësi nëse do të ketë paqëndrueshmëri ekonomike në rang global apo edhe në Italinë fqinje apo Greqi.

Në qershor të këtij viti, në një marrëveshje me kreditorët europianë, Greqisë iu dha kësti i fundit i huasë, një shumë prej 15 miliardë eurosh si dhe iu premtua lehtësimi i kostove të pagimit të huave të vjetra.

Shuma e mësipërme do ta ndihmojë vendin të mbulojë nevojat e tij financiare për 22 muajt në vijim pas datës 20 gusht.

Në marrëveshjen e qershorit, Greqisë iu zgjat me 10 vite periudha e shlyerjes së borxhit. Në këmbim të këtyre lehtësimeve, Greqia duhet të mirëmenxhojë tepricat buxhetore, duke mos llogaritur koston e financimit të borxhit deri në vitin 2060, çka do të kërkojë shtrëngim të kontrollit mbi financat publike.

 

Rajoni 8 vite Dalja Greqia Kriza Plani i ndihmes ekonomike