Bota11 Gusht 2022, 09:08

Pas 9 viteve, Berlusconi tenton t'i rikthehet skenës politike

Shkruar nga Pamfleti
Pas 9 viteve, Berlusconi tenton t'i rikthehet skenës politike

Pas 9 viteve, Berlusconi tenton t'i rikthehet skenës politike

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka njoftuar se do të kandidojë për një vend në Senat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm dhe do të përpiqet të kthehet në postet publike, pas një largimi 9 vjeçar.

Miliarderi dhe manjati i medias nisi një fushatë marketingu përpara njoftimit, duke i thënë radios shtetërore se ngëzon mbështetjen e një numri të konsiderueshëm zyrtarësh në lëvizjen Forza Italia dhe më gjerë, të cilët i kanë kërkuar të kandidojë në zgjedhjet e 25 shtatorit, raporton TheGuardian.

Ekranet e mëdha në stacionet e metrosë në të gjithë vendin tregojnë një version të ri të Berlusconit me mesazhin “tani më shumë se kurrë – zgjidhni një anë”.

Berlusconi ka udhëhequr 4 qeveri që nga hyrja në politikë në vitin 1994, por iu ndalua përkohësisht të mbante poste publike pas një dënimi në vitin 2013 për mashtrim tatimor.

Qeveria e fundit ishte shkarkuar mes një krize të borxheve dhe një skandali seksual i njohur si “bunga bunga” në vilën e tij pranë Milanos. Vlen të theksohet se, 85-vjeçari Berlusconi u përpoq të bëhej president i Italisë në janar, por nuk kandidoi pasi kuptoi se nuk do të siguronte vota të mjaftueshme nga parlamentarët.

A post shared by Silvio Berlusconi (@silvioberlusconi_official)

Bota Berlusconi