Aktualitet23 Nëntor 2022, 13:13

Pas alarmit për kapjen e SPAK, Yuri Kim vihet në lëvizje dhe jep tjetër mesazh: Lufta ndaj korrupsionit kyçe për SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Pas alarmit për kapjen e SPAK, Yuri Kim vihet në lëvizje dhe jep

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë sa i takon reformës në drejtësi.

Dje ajo dha alarmin se politika po tenton të kapë kreun e SPAK, ndërsa duket se ka zbritur në terren për marrjen e masave.

Kim i ka shkuar në zyrë ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ditën e djeshme dhe ambasada sot ka dhënë detaje. Ambasadorja është informuar për zbatimin e reformës, ndërsa e ka bërë të qartë se lufta antikorrupsion është thelbësore për SHBA.

Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, njoftoi ambasadorja.

Një ditë më parë ambasadorja dha alarmin se armiqtë e reformës kanë nisur tentativat të ndikojë në përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Për këtë arsye ajo i dërgoi një mesazh të fortë KLP-së, duke kërkuar që të tregohet e paanshme.

Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe karrierës, si dhe të jetë i aftë e i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – ashtu si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Kim në rrjetet sociale.

Deklarata e ambasadores Kim ishte një mesazh shumë i fortë. Amerikanët janë informuar se individë të ndryshëm në politikë po lobojnë fort që në krye të SPAK të jetë një i besuar i tyre. Në garë për pasardhës të Arben Krajës janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Në kuadër të kësaj situate, Kim ka shkuar dhe në zyrën e Ulsi Manjës, ku me shumë mundësi janë prekur të gjitha problematikat e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë dhe ajo e kreut të SPAK.

Aktualitet Kim manja Reforma SHBA

Aktualitet

·

21 Nëntor 2022, 09:1109:11Aktualitet

·

21 Nëntor 2022, 20:1120:11Aktualitet

·

22 Nëntor 2022, 02:1102:11Aktualitet

·

21 Nëntor 2022, 09:1109:11Aktualitet