Pas “Apple” edhe “Samsung” ka bllokuar dërgesat në Rusi. Firma jug-koreane “Samsung” ka njoftuar se ka pezullua dërgimet si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës. “Dërgesat në Rusi janë pezulluar për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”, tha Samsung në një deklaratë të shtunën.
Kompania bëri të ditur se do të dhurojë 6 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët. “Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.