Showbiz22 Shkurt 2019, 13:34

Pas betejës me kancerin e gjirit e ëma e këngëtares sjell linjën e rrobave për femrat që vuajnë nga e njejta sëmundje

Shkruar nga Pamfleti

Pas betejës me kancerin e gjirit e ëma e këngëtares sjell linjën e rrobave për femrat që vuajnë nga e njejta sëmundje

Pak ditë më parë, nëna e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, Vera zbuloi se ka fituar betejën me kancerin.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lidhur me këtë fazë të trishtë të jetës së tyre ka reaguar edhe Rita, e cila tregon për herë të parë sesi u ndje kur mësoi për sëmundjen e rëndë të mamasë.
“Kur mora vesh që mami ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në “Instagram”.


Tashmë e ëma e këngëtares shqiptare pritet të nxjerrë një linjë rroba banjosh, të bërë enkas për femrat të cilat janë të dagnostikuara me kancer në gji.

Lifestyle kancer Linjë rrobash Vera Ora