Politike24 Korrik 2022, 18:47

Pas betimit, Bajram Begaj pritet t’i drejtohet Presidencës; qindra personalitete të ftuar në ceremoni

Shkruar nga Pamfleti

Pas betimit në Parlament, Bajram Begaj pritet t’i drejtohet Presidencës ku do të marrë në dorë “çelësat” e institucionit. Do të jetë Ilir Meta ai që do i dorëzojë detyrën.

Në nder të tij do të ketë 21 të shtëna topi, ndërsa më pas Begaj do të marrë fjalën. Në ceremoni janë ftuar qindra personalitete, përfshirë ambasadorë, gazetarë, politikanë dhe akademikë.

Momentalisht po bëhet akomodimi i të ftuarve, ndërsa më orën 19.15 është planifikuar që Begaj të mbërrijë në Presidencë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

PROGRAMI:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Politike #Begaj ceremoni