‘Një lajthitje kolektive’, e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama, heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ për publicistin Veton Surroi.
Menjeherë pas deklaratës së Ramës, kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është tërhequr nga vendimi i këshillit Bashkiak.
Gjici me anë të një vendimi ka kërkuar falje. Më tej ai gjithashtu është justifikuar se ky vendim erdhi pas kërkesave të 57 familjeve të dëshmorëve të UÇK.
Postimi i kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici:
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës