“Diamante dhe dashuri” është padyshim një nga telenovelat turke më të dashura të publikut shqiptar.
Dy aktorët kryesor ishin Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün që u pëlqyen shumë nga publiku dhe kimia e tyre ishte e dukshme. Tashmë, pas kaq vitesh, ata bëhen sërish bashkë për serialin “Sefirin Kizi”.
Tuba do zërë vendin e Neslihan Atagül e cila do largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe vetë Tuba në rrjetet sociale ku shprehet entuziaste për rolin e saj dhe faktin se po punon me miq të vjetër.
Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të ri. Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) Engin, skenaristi, shoqja ime Eylem, Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor, kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndjej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri … E hapur për të gjithë ne. Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar.
Shihemi së shpejti..’ përfundon aktorja e njohur.