Politike24 Mars 2022, 13:03

Pas dorëheqjes së Bashës, hiqen dyert e blinduara në PD

Shkruar nga Pamfleti

Pas dorëheqjes së Bashës, hiqen dyert e blinduara në PD

Partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e saj. Siç duket edhe nga fotot e publikuara, teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit të njoftuar nga Sali Berisha, i cili tentoi të marrë godinën me mbështetësit e tij.

Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë. Ishte deputeti Tomorr Alizoti ai që e parashtroi në mbledhjen e Kryesisë, por edhe të tjerë deputetë e kanë shprehur se një prej simbolikave drejt bashkimit të PD-së do të ishte heqja e dyerve të blinduara.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha hoqi dorë nga drejtimi i partisë duke vënë në krye përkohësisht Enkelejd Alibeajn.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Lulzim Basha PD