
Më në fund është arrestuar, i quajturi si babai më i kërkuar në Amerikë, një burrë nga Michigani, pasi u largua në Kanada dy dekada më parë sepse nuk donte të paguante për mbështetjen e fëmijëve.
Joseph Stroup u dënua të hënën me dy vjet burg dhe u urdhërua të paguante 533,624 dollarë në kthim dhe një pagesë prej 100 $ për vlerësim të posaçëm. Autoritetet thanë se Stroup, tani 64 vjeç, i detyrohej më shumë se 560,000 dollare ish-gruas së tij për mbështetjen e fëmijëve.
Babai i katër fëmijëve u arrestua, pasi një pronar i restorantit në Calgary lajmëroi autoritetet se ‘personi i kërkuar’ i detyrohej para. Madje e akuzoi pronarin se kishte thyer dhëmbin me një nga porositë që kishte bërë.