Politike16 Dhjetor 2022, 13:26

Pas Gërdecit, Berisha sulm SPAK-ut edhe për aferën me kompleksin “Partizani”: Nuk kam bërë asnjë shkelje

Shkruar nga Pamfleti
Pas Gërdecit, Berisha sulm SPAK-ut edhe për aferën me kompleksin

Përveç Gërdecit, një tjetër dosje që shqetëson Sali Berishën është edhe ajo e aferës me ish-kompleksin “Partizani”.

Berisha doli në një konferencë për mediat ku sulmoi SPAK për marrjen në pyetje të Aldo Bumçit për Gërdecin, ndërkohë që u pyet dhe për kompleksin “Partizani”.

Kam përkufizimin tim për SKAP por s’ më ke dëgjuar kurrë të qortoj për hetime, por nuk mund të mos e demaskoj kur merr një dekret të nënmbretit, e dorëzon për hetim, konstaton që asnjë nga ato emra që ndodhen në dekret s’duhet t’i përkasin zonës së klubit Partizani. Atij për korrektesë ligjore i takon të hapë çështje penale. Le ta hetojnë 1000 herë kompleksin Partizani, kurrë nuk do të gjejnë shkeljen më të vogël ligjore. Po të kishin gjetur, unë jam në një hetim intensive ndërkombëtar por që fakt që tregon se akti ndaj meje është i turpshëm”, tha Berisha.

Pra duket se hetimet që kanë nisur ndaj familjes Berisha kanë filluar të shqetësojnë ish-kryeministrin.

Politike Berisha Partizani