Rita Ora festoi ditëlindjen gjatë pandemisë e madje, ka qenë shumë e emocionuar për këtë gjë.
Duke qenë se kishte 30 të ftuar, ajo kishte thyer rregullat e bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Përveç gjobës që ajo pagoi, tani po përballet edhe me zhgënjimin dhe acarimin e fansave të saj për këtë neglizhencë që vë në rrezik shëndetin e njerëzve.
Tani muzika e Rita Orës është ndaluar nga një radio lokale në Exeter, pasi ajo theu rregullat e bllokimit.
Pas incidentit, prezantuesi i emisionit të mëngjesit në Radio Exe, Ben Clark njoftoi se ai po e vendoste në ‘listën e zezë’ 30-vjeçaren.